Rihapet aksi Bogë-Theth, ARRSH apel drejtuesve të automjeteve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë! Respektoni sinjalistikën

by editor

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është rihapur aksi Bogë-Theth, si dhe intensiteti i reshjeve të dëborës ka rënë, por mjetet borëpastruese po vijojnë punën për pastrimin e rrugës.

Sakaq, ARRSH u ka bërë thirrje drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Njoftimi i ARRSH

📍Në Bogë-Theth intensiteti i reshjeve ka rënë🌨️ por mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje🚜për pastrimin e dëborës🚧 zgjerimin e pjesës kaluese dhe shpërndarjen e kripës për evitimin e ngricave🗻

Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve🚘

Advertisements

⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮

You may also like