Rikthehen tensionet në Veri të Kosovës? Shpërthim i fuqishëm në Mitrovicë

by editor

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në mesnatë në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila është e banuar me popullatë të përzier.

Advertisements

Lajmin u konfirmua për mediat nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani. “Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75”, bëri të ditur Elshani.

Advertisements

Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, ndërsa përveç dëmeve në një automjet, nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po vijon hetimet për identifikimin e autorit/ve.

You may also like