Rikthehet Covid-19/ Shumë shpejt një vaksinë e re, ja çfarë thonë ekspertët në SHBA

by editor

Një grup ekspertësh rikthyen edhe njëherë diskutimet për Covid-19, pas shqetësimeve të javëve të fundit me rritjen e numrit të të sëmurëve, kryesisht me probleme në frymëmarrje.

Advertisements

Dhe për ta, këshilla më e mirë në këtë moment, teksa jemi edhe në nisjen e stinës së vjeshtë, është edhe një dozë vaksine anti-covid. Këshilltarët votuan 13-1, në rekomandim për vaksinimin e popullatës, duke nisur nga foshnjet 6-muajshe e deri tek të moshuarit.

Advertisements

Të gjithë janë të rrezikuar, në këtë moment tha doktoreshë Camille Kotton, një anëtarë e panelit të CDC, që votoi pro një doze të radhës.

“Le ta mbajnë Amerikën të fortë e të shëndetshme” shtoi ai. “Të bëjmë kundër Covid-it, gjithçka mundemi për të parandaluar shtimin e rasteve. Ta çrrënjosim Covid-in” thanë mjekët.

Advertisements

Administrata e ushqimit dhe Ilaçeve në SHBA i dha dritën jeshile që të hënën e kësaj jave, një doze të radhës me vaksinat Moderna dhe Pfizer. Ndërkohë shumë shpejt, pritet të dalë në treg një vaksinë e re, nga Novovax, që po shqyrtohet nga FDA dhe pritet aprovimi final.

You may also like