Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu, ka shkaktuar një valë diskutimesh në rrjetet sociale për shkak të lidhjes së saj me Gjestin. Ata kishin një marrëdhënie gjatë kohës që të dy ishin pjesë e spektaklit, ndërkohë që Gjesti, pas daljes nga ai format, vazhdoi aventurën në “Big Brother VIP Albania”.
Advertisements
Ditën e djeshme në “E Diell” në Top Channel, Xheneta u pyet pikërisht për Gjestin dhe ndjenjat e saj. Një ndjekës i kishte drejtuar asaj një pyetje, nëse ajo do të rikthehej sërish me Gjestin pasi ai të dilte nga “Big Brother VIP 4”. Xheneta u përgjigj se:
Advertisements
Unë vazhdoj të them njësoj, që nuk e di se cilin Gjest të besoj. Atë që më thotë ‘femra më e ulët’, atë që thotë ‘nuk dua ta ul as ta shkel, kam ndjenja për të’?
Po nëse vjen një Gjest tjetër pas përfundimit të lojës së tij në “Big Brother VIP”?
Nuk i besoj as atij. Nuk di se cilit t’i besoj. Të them të drejtën unë ndonjëherë ndihem mirë kur ai flet realisht mirë dhe më vlerëson sado pak për ato momentet e mira, sepse nuk është se kemi pasur vetëm momente të këqija, por ndonjëherë ndihem keq kur ai flet keq…