Avokati Spartak Ngjela ka komentuar rikthimin e ekspertëve amerikanë të OPDAT në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke e cilësuar këtë si një zhvillim të natyrshëm dhe të pritshëm.
Advertisements
“Unë isha i bindur që do t’i kthenin, sepse është domosdoshmëri marrëveshja që Amerika ka me shtetet dhe në Ballkanin Perëndimor, në raport me konfliktin që ka me Moskën,” tha Ngjela.
Advertisements
Sipas tij, Shqipëria ka një rëndësi të veçantë historike dhe gjeopolitike për SHBA-në, veçanërisht për shkak të pozicionit të saj strategjik.
“Shqipëria është vlerë e madhe historike, kështu ka qenë gjithmonë, edhe kur ishte e pushtuar. Pozicioni ynë gjeografik, sidomos ngushtica, e bën vendin tonë të rëndësishëm. Ndaj politika shqiptare duhet ta shfrytëzojë këtë në maksimum,” theksoi ai.
Ngjela argumentoi se rikthimi i ekspertëve të OPDAT në SPAK tregon se SHBA vazhdon të mbështesë fuqishëm drejtësinë shqiptare dhe luftën kundër korrupsionit.
“Ardhja e tyre na ngre përsëri aty ku ishim, sepse politika amerikane është në favor të interesit shqiptar,” përfundoi avokati.