Roja në Vlorë u vr*a nga dy a*rmë të ndyshme/ Policia zbulon makinën e përdorur, u ble 3 jave para ngjarjes

Policia e Vlorës dyshon se viktima, Renato Hoxhaj, i vrarë 6 ditë më parë është qëlluar nga dy armë të ndyshme.

Advertisements

Ky përfundim është zbuluar nga kqyrja e trupit të viktimës pasi ka rezultuar se janë gjetur predha të ndyshme të qitura nga armë zjarri.

Advertisements

Pavarësisht kësaj hetuesit kanë konstatuar se vetëm një autor ka marrë pjesë në krim, referuar edhe kamerave të sigurisë.

Burimet thonë se agresori ende i paidentifikuar ka lëvizur me një makinë që sipas hetuesve është vënë në dispozicion nga i ndaluari i vetëm Eris Mehmetaj.

Automjeti tip Range Rover sport është pikasur para dhe pas krimit dhe më pas ka humbur cdo gjurmë që mund të çojë në gjetjen e tij.

Nga verifikimet e kryera është provuar se ky mjet është blerë në Tiranë rreth 3 javë para krimit të rëndë.

Për këtë hetuesit kanë marrë edhe dokumentacionin e plotë.

Pavarësisht prentendimeve Eris Mehmetaj vijon ti qëndrojë faktit se nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur në qytetin e Vlorës.

Por grupi i punës ka ngritur dyshime të forta se realizimi i vrasjes së Renato Hoxhaj pavarësisht se nuk kishte asnjë precedent penal është kryer në kuadër të grupit kriminal.