Roja vdiq në detyrë/ Justifikimi skandaloz për të amnistuar kompaninë dhe “varrosur” fajin me viktimën

by editor

Sherif Doçit, i cili ndërroi jetë në 17 dhjetor të vitit 2017

Advertisements

Sherif Doçi ndërroi jetë në 17 dhjetor të vitit 2017, në Vorë të Tiranës. Një portë doli nga shinat dhe i mori jetën rojes fatkeq, pasi ai mbeti i bllokuar për orë të tëra dhe askush nuk arriti t’i japë ndihmën e parë për ta shpëtuar.

Advertisements

Por duket se ai ndërroi jetë për herë të dytë, kur dosja e vdekjes u mbyll duke i vënë fajin viktimës. Emisioni “Inide Story” zbardhi sot aktet e ekspertimit të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Të njëjtat pamje filmike dhe prova, në aktin e riekspertimit të hartuar nga Ardjan ASA janë interpretuar ndryshe. Akti i dytë, rrëzonte të parin që peshonte të drejtën në anën e viktimës, duke bërë atë vetë përgjegjës edhe pse, u përpoq të bënte detyrën për të cilën ishte ngarkuar.

“Kemi kërkuar përjashtimin e ekspertit, gjykata nuke ka marrë parasysh, bëhet fjale për ekspertin Ardjan Hasa kemi konstatuar se është i njëanshëm. Ky ekspert rezulton i punësuar pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe kjo kompani është në konflikt interesi më këtë ekspert pasi ka njohje personale”– u shpreh avokati, Suad Idrizi

Ajo që bën përshtypje është fakti se eksperti Asa, thotë se në momentin e ngjarjes, roja Sherif Doçi nuk ishte në pozicionin e punës. Pra, ai lë të kuptohet se roja duhej të qëndronte në kabinë.

“Viktima shtetasi Sherif Doçi në momentin e ndodhjes së aksidentit, nuk ka qene në vendin e tij të punës dhe nuk ka qenë duke kryer ndonjë nga detyrat e tij funksionale. Përkundrazi ai ka qenë duke kryer veprine mekanike duke ushtruar forcë me anën e një leve hekuri mbi sistemin e komandimit të një porte vetlëvizëse me komandim mekaniko-elektrik. Në këto kushte, punëdhënësi nuk ka patur ndonjë detyrim specifik për të garantuar mbrojtjen nga aksidentet në punë të këtij punonjësi në pozicionin në të cilin ai është aksidentuar.”– thuhej në ekspertizë.

Kjo tingëllon më shumë se e çuditshme pasi viktima ishte roja i objektit dhe survejimi i portës hyrëse përbën detyrën bazike të detyrës. Madje, kjo specifikohet qartazi edhe në kontratën e punës që kishte viktima i cili duhej të sigurohej që porta të mbyllej, sidomos gjatë natës. Në shkallën e parë, gjykata i ka dhënë të drejtë kompanisë duke e konsderuar fajtor pikërisht viktimën.

“Duhet të presim mbi 5 vite që të përfundojmë çështjen në gjykatën e Apelit. Drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar“- u shpreh avokati, Klaudio Xholi

https://www.facebook.com/watch/?v=744234837341011

You may also like