“Romeo dhe Zhuljeta” finalizohet me një puthje, shfaqja teatrale në “Big Brother” emocionon publikun

by editor

Banorët realizuan shfaqen teatrale të Shekspirit, kryeveprën e dashurisë “Romeo dhe Zhuljeta”, në variantin e “Big Brother VIP 3”. Shfaqja u finalizua me një puthje të vërtetë mes Romeos dhe Heidit.

Advertisements

Heidi dhe Romeo kanë nisur një njohje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe kanë shprehur pëlqim për njëri-tjetrin. Gjatë spektaklit të sotëm, dy banorët rrëfyen ndjesitë, por edhe hezitimin për të vazhduar këtë romancë në “reality show”.

Advertisements

Romeo u shpreh se “muret” e shtëpisë e pengojnë, ndërkohë që edhe Heidi tha se dëshiron të jetë e kujdesshme, pasi i merr raportet shumë seriozisht. Marrëdhënien e konkurrentëve e komentuan edhe dy opinionistët. “Më duket sikur të dy kanë lindur bashkë, por kam frikë e babit të Heidit”, u shpreh Ori Nebiaj, duke iu referuar lidhjes që ajo nisi në “Grante Fratello” dhe e ndërpreu pas hyrjes së të atit

You may also like