“Romeo e ka fiksim Erjolën dhe i ka dërguar mesazhe kur kanë qenë jashtë”/ Graciano plas deklaratën e fortë në ‘Prime’, moderatorja shpërthen në lot

by editor

Prej disa kohësh brenda shtëpisë së Big Brother është përfolur se mes Romeos dhe Erjolës ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano ai që i ka thënë fillimisht se më mirë do kishte qenë më mirë të ishte lidhur me Erjolën sesa me Heidin.

Advertisements

Mbrëmjen e sotme, Graciano ka zbuluar të vërtetën duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”.

Advertisements

“Duke e njohur Erjolën nga jashtë, e si ajo reagon. Pas rikthimit tim, kam parë që Romeos i kanë shkëlqyer sytë sa herë që shihte Erjolën. Kaën shkruar portalet. Unë e kam mikeshë nga jashtë Erjolën edhe e di”.

Romeo: E panë tani që paskam unë kimi me Erjolën, tani do thonë pse nuk reagon Heidi. Kam parë dashamirësine e Erjolës, dhe unë i kam ndejtur afër. Më duket tendencioze nga ana e Gracianos, Julit dhe Françeskës. Më thotë mua do të të hedh bombën.

Graciano: Duke e njohur Erjolën, shikoj që Romeo i bën sytë xixa dhe ishte duke parë ku ishte Erjola. E kam pyetur Erjolën çfarë po ndodh. Ti duhet të mbash fiksimet e tua në kontroll, nuk është faji im. Nga xhestet që ju dhatë, Heidit nuk i plas fare, këtë ta vërtetojë Erjola. A je ti që e ke pasur fiksim duke i ccuar mesazhe dhe ta ka lënë seen. I kërkuar lidhje

Erjola: Seriozisht doni të më nxirrni nga shtëpia në këtë mënyrë?
Graciano: Më shiko në sy dhe bëhu burrneshë. E di situatën. Më ke thënë mos e hap si muhabet, ty të intereson për lojë.

Erjola: E kam me sportivitet, çuni huaj ka të dashurën këtu brenda dhe dy javë para finales dalin këto muhabete. Nuk ka pasur asnjë komunikim, e bëjnë fakt të kryer dhe ka 4 ditë që injoroj provokimet. Me djalin e huaj s’kam pas afrimitet.

Romeo: E ke nga vemja, qetësohu, a je e qetë me veten tënde pse prekesh.

You may also like