Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë artisti i njohur, G-Bani dhe ish-banori Gabriele Mezini për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tyre për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Advertisements
Nëse G-Bani do të ishte banor në BBV çfarë do të kishte bërë më shumë?
Advertisements
Besoj se do të isha vetja ime por nuk do të isha kaq agresiv.
Cili mendon G-Bani se është banori më agresiv aty deri më tani?
Agresiv janë të gjithë por Juli po vallëzon jashtë valles, Romeo është agresiv po i jepet me gjithë shpirt dhe ka një kauzë aty brenda. Është i sinqertë në lojën e tij agresive. Romeo është Luizi i sivjetshëm.
Kurse përballë Julit është sjellja më antipatike që mund të prisja, duke qenë se është edhe shkodran prisja që ta përballonte pak me humor. Ta përballonte më ndryshe.
Artisti i njohur tregoi se ai dëshiron të shikojë në finalen e BBV, Romeon, Meritonin, Heidin dhe Eglën. Sa i përket lidhjes së Romeos me Heidin ai shtoi se:
G-Bani: Besoj Romeon, nuk e di dhe nuk e njoh Heidin. Romeo është dhënë me gjithë shpirt. Nuk them se është dashuria e jetës së Romeos sepse ndoshta del që pas dy javësh ka ndjenja për dikë tjetër. Nuk po them këtë sepse e di që është ‘playboy’.
Elona: Ti thua që Romeo është ‘playboy’?
G-Bani: Romeo është super ‘playboy’, të dy vëllezërit. Është gjë e ditur.