“Romeo fallco, Heidi hap sytë”/ Mesazhi që krijoj përplasje në shtëpi, piloti i BBVip zbulon kush e çoi dronin që tronditi çiftin

by editor

Disa ditë më parë, çifti Heidi-Romeo pësoi një kolpo në shtëpinë e BBVip pasi në ajër u shfaq një dron që shkruante “Stop maskilizmit, Romeo fallco, Heidi hap sytë”.

Advertisements

Dukshëm u pa mërzia e Romeos edhe pse Heidi përpiqej ta qetësonte duke i thënë se nuk do ndikohej nga droni.

Advertisements

Droni erdhi pasi Romeo me sjelljen e tij në suitë duke mos qëndruar afër Heidit ngjalli shumë debate.

Sot, i ftuar në një lidhje Skype për emisionin “Big Brother Fan Club” në Top Channel, piloti Arbër Xhaja ka zbuluar se kush e dërgoi dronin.

Edhe pse aludohej se e kishte bërë Jetmiri për të përçarë çiftin, Xhaja zbuloi se në fakt ishte një vajzë në Itali.

Advertisements

“Droni nuk ka ardhur nga Jetmiri, por nga një vajzë në Itali, nuk e di nëse është shoqe e Heidit, por gjëja është ndarë pak, janë grupi që janë fansa të çifitit të bashkuar, janë ata në Itali që duan Heidin pa Romeon, siç ka dhe në Shqipëri, që duan Romeon pa Heidin,” tregoi piloti.

You may also like