“Romeo imiton vëllain dhe kjo po e dëmton”/ Spartak Ngjela komenton personazhet: Ja kush janë tre vajzat pretendente për të fituar ‘BBVIP3’

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar personazhet e edicionit të tretë të ‘Big Brother VIP”, ku tha se Romeo Veshaj është një bërë atë një figurë përsëritëse, e konsumuar në sytë e publikut për shkak të pjesëmarrjes të së vëllait të tij, Donaldit, në “Big Brother VIP 1’.

Advertisements

Më tëj Ngjela tha në Top Channel, se tre personazhet që rrezikojnë fitoren e Romeos janë Ilnisa Agolli, Roza Lati dhe Rike Roçi.

Advertisements

Në të njëjtin mendim me avokatin, ishte edhe ish-konkurrentja e ‘BBVIP1’ Monika Lubonja, e cila tha se Romeo po penaluzohet nga vëllai i tij.

Pjesë nga biseda:

Anaidi: Kemi polin që po luajnë mirë dhe strategët e mirë. Në strategët e mirë hyjnë Romeo me Julin. Romeo ka marrëdhënie të mira me të gjithë shtëpinë. Lisin, Meritonin, për të vijuar te vajzat; Artën, Vesën, Riken. Roza nuk ka marrëdhënie të mira me asnjë nga banorët.

Gabriele: Janë 4-5 persona që ne po shohim deri tani, por nuk kanë gucimin asnjë për t’u bërë pjesë e liderit. Po ruhen shumë me njëri tjetrin për faktin se…

Anaidi: Sigurisht sepse të kap nominimi dhe del jashtë.

Ngjela: A ka sondazhe për ata brenda? Në popull?

Anaidi: Në popull, Romeo dhe Bardhi janë të pëlqyer. Bardhi gëzon respektin e të gjithë banorëve, të audiencës.

Ngjela: Si pasojë e sondazheve apo të opinionit?

Anaidi: Po numra mor avokat, numra.

Ngjela: Kush është për numra?

Anaidi: Për numra i pari është Romeo dhe është lojtar strateg.

Ngjela: Romeo imiton vëllain.

Monika: Jo, ne e kemi pasur të vëllain, Donaldin, në Big Brotherin tonë dhe mendoj se Romeo po penalizohet për hir të vëllait.

Anaidi: Jo, nuk besoj se po penalizohet.

Monika: Po krahasohet, pra ka një krahasim në publik për çdo lëvizje që ai bën. Por ai po e luan shumë mirë dhe unë mendoj se tani ka filluar të luajë.

Anaidi: Pikë në lojë nuk ka, por me numra është lartë dhe numrat shihen në përgjithësi nga rrjetet sociale dhe klikimet në rrjet.

Ngjela: Romeo dhe Donaldi janë binjak. Romeo i ngjan Donaldit tamam dhe mos u ngatërroni, por kjo ndikon negativisht sepse kur e sheh spektatori, në sytë e tij ai është figurë e konsumuar. Kur njerëzit të shohin nuk dinë emrin, të njohin nga portreti. Kjo e ka dëmtuar. Po të ishte ky i pari, ndoshta mbase do të ishte edhe më i fortë se ai tjetri. Çfarë i sjell psikologjikisht ai tjetri, është përsëritja.

Anaidi: Pritshmëritë për Romeon kanë qenë edhe më të mëdha se sa për Donaldin.

Ngjela: Ka konsum fytyra për shkak të ngjashmërisë.

Anaidi: Ky lloj formati avokat është aq i fuqishëm në dinamik sa të zhvesh brenda 120 ditëve dhe ti i dallon shumë mirë ndryshimet.

Ngjela: Ka tre konkurrent të mëdhenj në funksion të paraqitjes. Janë të tre vajzat e bukura; Ilnisa, Roza dhe Rike Roçi. Janë tre portrete që do ta dëmtojnë. Ato të treja që kanë vajtur atje krijojnë botën origjinale sepse kudo që të vesh ka një botë ndryshe.