“Romeo nuk shkon në finale”/ Gazetari i njohur e thotë troç: Heidi është lojtare më e fortë

by editor

Ronaldo Sharka, ish-banor i ‘Big Brother VIP Albania’ ka bërë një analizë të lojës së deritanishme. Teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Top Albania Radio’, ai deklaroi se nuk shikon as Romeon dhe as Heidin në finalen e madhe. Më tej, ai vazhdoi duke thënë se Heidi është konkurente më e fortë se aktori.

Advertisements

“Nuk e besoj se do jenë finalist. Nuk e besoj, o njëri o tjetri. Mundet të mos jetë asnjëri. Ky Big Brother është shumë i çuditshëm. Nëse e shikojmë Big Brother si reality, Romeo po është reality, interesohet se e njoh edhe jashtë. Nuk mendoj se të dy do të jenë në finale, ka plot emra të tjerë. Heidi mendoj se është lojtare më e fortë, nuk jep asnjëherë përgjigje në Prime, ia kalon topin Romeos, ky skuqet”

Advertisements

Sipas tij, dy banorët kanë krijuar lidhje në mënyrë që ti ndihmojë në ecurinë e lojës.

“Të dy personazhet e dinë mirë që marrëdhënia do i ndihmonte, do i fuste më lehtë në treg. Nuk mendoj se dy njerëz që duhen nuk i dinë emrat e prindërve të njëri-tjetrit, apo sa vëllezër ka tjetri. Heidi nuk i di këto”

Advertisements

Më tej, Ronaldo bëri edhe një analizë të lojës së banorëve të tjerë.

“Julin e shikoj që është shumë i përqëndruar në lojë, nuk e humbet asnjëherë fokusin qoftë dhe për të bërë analizat. Romeo edhe nëse nuk do që të jetë i karikuar, situatat e kanë sjellë që të jetë i karikuar. Egla mendoj se pas rikthimit ka vdekur, e ka ulur, është shumë e cuditshme që një video të thyejë shikimet në Instagram dhe pas rikthimit të mos jetë gjëkundi”

You may also like