Ronaldo Sharka ka gisht në ‘ndarjen’ e Luizit dhe Kiarës? Ja çfarë thotë moderatori

by editor

Pas veprimit të ‘papritur’ të Kiarës, ku hoqi çdo postim me partnerin e saj, Luizin, dhe i bëri ‘unfollow’, në rrjet është krijuar një ‘rrëmujë’ dhe një mori komentesh kanë ardhur prej fansave të tyre.

Advertisements

Në rrjet flitet se moderatorja së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e Ronaldo Sharkës ‘Mos i Bjer me Top’. Dyshohet se ajo është ‘detyruar’ nga Ronaldo të fshijë çdo gjurmë të Luizit në profilin e saj.

Gjithashtu një reagim ka ardhur dhe nga vetë Ronaldo ku nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ flet për një personazh tepër interesant që do të jetë e ftuar në emisionin ‘Mos i Bjer me Top’, gjë kjo që ka shtuar më shumë dyshimet se mund të jetë Kiara.

Advertisements

Nuk dihet sesa e vërtetë është apo nëse mes çiftit ka ndodhur realisht një ‘krisje’ por kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.

Presim të kemi një reagim prej protagonistëve.

Advertisements

You may also like