Ronaldo Sharka ka marrë shumë urime nga miqtë dhe ndjekësit e tij lidhur me pjesëmarrjen e tij në DWTS, por ai që nuk i ka shpëtuar syrit të publikut, ka qënë urimi i Dea Mishell.
Advertisements
Ronaldo Sharkën e shohim këtë sezon në ekranin e Top Channel si moderator, por së shpejti do të shohim edhe aftësitë e tij në kërcim
Advertisements
Sikurse është konfirmuar zyrtarisht nga “Dancing with The Stars”, Ronaldo është një nga konkurrentët e spektaklit. Ai do të garojë krah partneres, Frenki. “Dyshja më e rrezikshme”, shprehet Ronaldo, që synon finalen e kompeticionit.
Ndërkohë që ka marrë shumë urime nga miqtë dhe ndjekësit e tij, ai që nuk i ka shpetuar syrit të publikut, ka qënë urimi i Dea Mishell.
Modertatorja ka postuar klipin prezantues të Ronaldos dhe Frenkit në profilin e saj të Instagramit, bashkangjitur të cilit ka shkruar: “Suksese! Uroj të eleminohesh javën e parë…”, duke treguar qartë se e gjitha kjo në kuadër të shakasë.
Dhe sigurisht Sharka e ka mirëpritur komentin e Deas, duke iu përgjigjur se se do e fitonte vetëm për inatin e saj.
“Vec për inatin tënd do e fitoj”, shkruan gazetari.,
“Dancing with the Stars”, shoë magjik i kërcimit që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it. Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, bukuroshja Atalanta Kërçyku, fituese e shumë çmimeve të bukurisë. Sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, i njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, regjisorja Arnita Beqiraj, bukuroshja nga Kosova, Juliana Nura.
Këngëtarja e njohur Fifi, moderatori Eni Shehu, aktivistja dhe ish-konkurrentja e “Për’Puthen” Ina Kollçkaku, aktori Roerd Toçe dhe këngëtari Sardi Strugaj janë konfirmuar gjithashtu si konkurrentë të këtij spektakli madhështor që pritet të fillojë së shpejti. Para disa ditësh u konfirmua edhe aktori më i preferuar i humorit, Elvis Pupa. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme u konfirmua edhe aktori i humorit Irgen Çela.
Gjatë ditës së djeshme u konfirmua se, një nga vajzat më të përfolura të ekranit për shkak të natyrës ekspresive, humorit dhe ngacmimeve, Olta Gixhari do të jetë pjesë e jurisë së “Dancing with The Stars”. Rikujtojmë se, Ilir Shaqiri do të jetë kryetari i jurisë i cili do t’i vlerësojë ata për kërcimin, dhe siç thotë Iliri, do të ndajë emocionet e kërcimit nga teknika.