Rovena Stefa “thumbon” keq Olta Gixharin, opinionistja mbetet pa fjalë

by editor

BBVK startoi mbrëmjen e së premtes.

Advertisements

Në moderim me Jonida Vokshin dhe Alaudin Hamiti, si dhe opinionistë Olta Gixharin dhe Milaim Zeken, ky edicion pritet te thyejë rekorde.

Advertisements

Banorja e pare qe hyri në shtëpinë më të famshme në Kosovë ishte këngëtarja e njohur Rovena Stefa.

Rovena Stefa duket se e ka nisur lojën e saj që natën e parë.

Ajo ka pasur dy momente “përplasjhe” me organizatorët e këtij spektakli,, si dhe me moderatoren Jonida Vokshi dhe opinionisten Olta Gixhari.

Rovena ka zgjedhur të thumbojë live dhe drejtpërsëdrejti Olta Gixharin duke i kujtuar asaj eksperiencën e saj në BBVA.

“Unë hyra e para për të dalë e fundit, por kam parë dhe disa që hyjnë të parët dhe rrugës dorëzohen.’- tha ajo.

Ky koment i ka djegur opinionistes, duke qenë se rasti i Oltës është i njëjtë me atë që Rovena deklaroi.

Rikujtojmë këtu që Olta Gixhari ishte banore në BBV2A dhe ishte e para që hyri në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, dhe po ashtu ishte po vetë ajo që u dorëzua dhe vendosi ta linte në mes këtë rrugëtim.

Rovena duket lojtare e fortë dhe me deklarata të bujshme, por nëse ajo do të bëjë bujë vërtet pritet për t’u parë në ditët në vazhdim.

You may also like