Këngëtarja Rovena Stefa vijon të rrëmbejë vëmendje më shumë se kurrë, që prej pjesëmarrjes së saj në BBVK. Rovena sot ka ripostuar një video nga një intervistë e Rozit dhënë shumë vite më parë, e brenda të cilës shpjegon një ‘sherr’ që kishte me ish konkurrenten e BBVK.
Advertisements
“Kjo është Rozana Radi. Në televizion nacional krenohet sesi ka rraf Rovena Stefën. Plus asaj e ka droguar me hapa gjumi për t’ia prerë flokët. Llumi i industrisë”, thuhet në mbishkrim të videos së ripostuar nga Rovena.
Advertisements
Lidhur me raportin e dyshes, gati 15 vjet më parë Rovena kishte folur edhe në emisionin ‘Zonë e Lirë’.
Ajo ishte pyetur nëse do ta mallkonte apo jo Rozanën, që t’i çahej silikoni që ajo kishte vendosur në gjoks asokohe.