Rradhën e ka Ganiu! Linda e akuzon për “ngacmim se*sual”, degradon debati: O rrugaç, o i palarë (VIDEO)

by editor

Rradhën e ka Ganiu! Linda e akuzon për “ngacmim se*sual”, degradon debati: O rrugaç, o i palarë (VIDEO)

Advertisements

Debat i ashpër është zhvilluar sot mes dy banorëve të “Big Brother Vip Kosova 2”.

Advertisements

Fjala është për Gani Gërminë dhe Linda Halimin. Kjo e fundit është acaruar tej mase kur konkurrenti i ka kërkuar të jetë shembull i fëmijës së saj.

Linda i ka kërkuar me tone të ashpra mos t’ia përmendë më fëmijën, ndërsa Gania i ka thënë se do ta nxjerrë nga shtëpia. Debati mes tyre ka degraduar në ofendime, ku Linda e ka cilësuar Ganinë, rrugaç dhe të palarë, që i vjen era alkool gjithë ditën.

Gjithashtu Linda nuk ka lënë Ganiun pa akuzën që i ka dhënë edhe Bleros apo Ledrit, për ngacmim seksual.

Ajo ka thënë se ka qenë “e ngacmuar seksualisht” nga Ganiu, përgjatë periudhës brenda aventurës televizive në BBVK. Ndërkohë, Ganiu i ka mohuar akuzat.

Pjesë nga debati:

Gania: Je një nënë…

Linda: Mos fol ti për fëmijën tim! Lëre fëmijën jashtë! Për fëmijën tim ti nuk ke të drejtë të flasësh!

Gania: Je nënë, bëhu shembull i fëmijës tënd.

Linda: Nuk jam nënë! Jam femër, jam grua para se me qenë nënë.

Gania: Jo me ofendime, jo me arrogancë. Mundohu të diskutosh.

Linda; O banal, o rrugaç, o i palarë, era të vjen pijanec gjithë ditën. Nuk ke të drejtë të më flasësh mua për asgjë.

Gania: Lindita, kujdes mikrofonin, kam për të të nxjerrë prej kësaj shtëpie bashkë me valixhet e tua

Linda: Ti të më nxjerrësh mua nga shtëpia.

Gania: Unë jo, ka për të të nxjerrë populli.

Linda: Çfarë populli njeh ti?!

You may also like