Ish-drejtori i burgut të Fushë-Krujës që u shkarkua nga detyra mbrëmjen e shkuar është arrestuar nga policia.
Advertisements
Durim Toska, 52-vjeç akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes, ndërsa në banesën e tij policia ka gjetur edhe armë zjarri dhe municione pa leje.
Advertisements
Policia Pogradec njofton se ‘specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. T., 52 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.’