Rregullorja e re për sigurimin e makinës, ja si të merrni një ofertë të personalizuar

Prej datës 1 janar ka hyrë në fuqi një rregullore e re që përcakton shumën që çdo drejtues mjeti duhet të paguajë për siguracionin e makinës.

Advertisements

“Bonus malus” është sistemi, i cili rregullon nivelin e primit të sigurimit të automjetit, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit.

Advertisements

Rregullorja përmban dhe disa faktorë risku përtej dëmeve që do regjistrohen.

Të tilla si fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit si dhe vjetërsia e makinës. Moshat e reja, eksperienca e ulët apo makina e vjetër konsiderohen të gjithë rreziqe që shtrenjtojnë siguracionin.
Dëshiron të dish sa do të kushtojë sigurimi i makinës gjatë 2025 dhe të merrni një ofertë të personalizuar?

Kompania lider e sigurimeve, SIGAL, ju mundëson që përmes dërgimit të targës dhe shasisë përmes një mesazhi në Whatsapp (0686062829) të merrni çmim të personalizuar për siguracionin e automjetit tuaj. burimi: sigurime.online