Kina ka ekzekutuar Yu Huain 61 vjeçe, e cila, së bashku me bashkëpunëtorët, rrëmbeu dhe shiti 17 fëmijë, përfshirë edhe djalin e saj, njoftoi Prokuroria Supreme e Kinës.
Advertisements
Një gjykatë në provincën Guizhou e dënoi Yu me vdekje në tetor.
Advertisements
“Pasi Gjykata e Lartë Popullore la në fuqi dënimin me vdekje, gjykata e shkallës së dytë në qytetin Guiyang, Provinca Guizhou, ekzekutoi Yu Huain më 28 shkurt”, tha gjykata në një deklaratë, raportoi RIA Novosti.
Gjykata zbuloi se nga viti 1993 deri në vitin 2003, Yu Huain, së bashku me bashkëpunëtorët, rrëmbyen 17 fëmijë nga provincat Guizhou dhe Yunnan, si dhe nga qyteti Chongqing dhe i shitën në provincën Hebei, raportoi Xinhua më herët.
Gazeta Xinjiang Bao raportoi se Yu ishte indiferent ndaj viktimave dhe nuk tregoi asnjë pendim gjatë gjyqit.
Fëmija i parë që Yu shiti ishte djali i saj dhe ajo ishte arrestuar më parë, por në atë kohë u dënua me tetë vjet.