Një 32-vjeçar është arrestuar në Janinë pasi akuzohet se ka rrëmbyer një foshnjë në spital.
Advertisements
32-vjeçari, i cili mësohet se është babai biologjik i foshnjës, ka rrëmbyer fëmijën nga Spitali i Përgjithshëm Universitar i Janinës ku po trajtohej.
Advertisements
Mjekët e spitalit njoftuan policinë, e cila pas një hetimi, gjeti foshnjën tek të afërmit e 32-vjeçarit, të cilët e dorëzuan vullnetarisht.
Më pas fëmija u dërgua përsëri në spital.
“Fëmija ka qenë i shtruar në spital nga data 20 shkurt deri në mesditën e sotme dhe shoqërues zyrtar i fëmijës ka qenë ky zotëri. Kur zotëria u njoftua se fëmija do të shkonte në një institucion, pati një reagim”-thanë burime nga spitali.
Me urdhër të prokurorit, fëmija është transferuar në Spitalin e Artës.