Rrëmbeu nipin, zbardhet dëshmia e gjyshes në Durrës, tregon planin që kishte bërë dhe ku ishte fshehur

by editor

Gjyshja ka pranuar të dorëzojë sot djalin ndërsa është zbardhur dhe dëshmia që ka dhënë për autoritetet.

Advertisements

Ajo ka thënë se e kishin vendosur së bashku me bashkëshortin e saj ta merrnin dhe ta rrisnin vetë nipin.

Advertisements

Gjyshja ka treguar se ka fjetur në vende të ndryshme gjatë kohës që kishte rrëmbyer djalin 3-vjeçar. Në dëshminë e siguruar nga gazetari Aleks Kalemasi, ajo thotë se edhe djali tjetër që ndodhet në Belgjikë i ka kërkuar që i mituri të kthehet tek nëna e tij.

“E kemi vendosur së bashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një natë. Ditën tjetër kam shkuar te Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit. Në Buzmadh kam fjetur një natë. Ditën e tretë kam shkuar në Kukës te një kushërira ime ku kam fjetur një natë. Pastaj kam shkuar në Tiranë ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme. Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak të ndjekjes së policisë por edhe se një vëlla i imi u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje.

Edhe im bir që ndodhet në Belgjikë këmbënguli ta ktheja djalin tek nëna e tij”, ka thënë gjyshja në dëshminë e saj.

You may also like