Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Dëshmon i vëllai: Gentjan Doçi më mori në telefon dhe më tha…

by editor

Në Gjykatën e Posaçme, në seancën e kësaj të mërkure, për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, dëshmuan dy vëllezërit e viktimës me kërkesë të SPAK.

Advertisements

Njëri prej vëllezërve, Ndrek Prenga deklaroi se e ka marrë në telefon Gentjan Doçi dhe i ka thënë që i kanë marrë peng vëllain.

Advertisements

Dëshmia e Ndrek Prengës

Ndrek Prenga: “Nuk e njoh Dritan Rexhepin. Ka qenë një mesazh në telefon, ështe prezantuar me emrin Gramoz. Më ka thënë “Jam Gramozi, gjërat janë të miat, mos të preken”. Unë nuk njoh asnjë nga këto që janë në këtë ngjarje. Nëse mund ta shoh personin me në foto mund ta njoh. Më është prezantuar në telefon si Gramoz. Gentjan Funiqi më ka marrë vetë në telefon. Në moment pasi është marrë vellai peng, unë kam telefonuar personat që më kishin marrë në telefon, Gentjan Doçin, Gramozin kam biseduar me të, me kthy gjërat. Gramozi me ka thënë nuk ke pune me mu, por me shkodranët me Doccin. Biseda ka qenë me kthy gjërat me liru pengun. Pengu doli me pas që kishte vdekur. Nuk e kam pyetur Gentjan Doccin nëse ai e njeh apo jo Gramozin. Ndoshta edhe e kam pyetur, nuk e mbaj mend 100%. Më mori në telefon Gentjan Docci, më tha më keni marre gjërat. Unë i thash jam në burg. Më mori të nesërmen më tha që të kane marrë vëllain peng. Kur kanë dalë pamjet filmike origiinal sikur ma ka thënë burri i huaj. Unë e kam parë në media, videon.

Advertisements

Prokuroria: Pse thua që Doçi ta mori vëllain peng?

Prenga: Sepse ai më mori mua në telefon. Gramozi mua nuk më ka thënë asgjë fare. Kur me ka marrë Gramozi, unë i kam thënë jam në burg, kemi folur me kamer. As më intereson kush është Gramozi, as kush janë Doçajt. Unë nuk dua ta mbroj Gramozin, por nuk më ka borxh.

Në përditësim…

You may also like