Rrëmbimi i tre policëve në Veri, publikohen pamjet, ja momenti kur merren peng dhe futen në mjete pa targa (Video)

by editor

Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë ditës së sotme. Ministri i Brendshëm i Kosovës deklaron se ushtria serbe ka hyrë ne territorin e Kosovës duke shënuar një precedentë të rrezikshëm kriminal.

Advertisements

Tre efektivë të policisë së Kosovës dyshohet se janë marrë peng nga forcat serbe në vendin e quajtur Tresavë në zonën kufitare me Serbinë.

Advertisements

Policia e Kosovës ka deklaruar se efektivët kanë qënë me detyrë patrullimi në zonë dhe se në momentin që kanë konstatuar një person të maskuar dhe armatosur kanë kërkuar përforëcime.

Sic shihet edhe në videon e shpërndarë nga mediat serbe, efektivët e policisë së Kosovës me pranga në duar shoqërohen nga persona të paidentifikuar dhe futen në një makine pa targa.

Advertisements

Njësia policore e nisur drejt Tresavës në momentin e mbërritjes kanë konstatuar se në zonë ndodhej vetëm automjeti i policisë dhe jo tre efektivët të cilët ishin me detyrë si policë patrullues.

Policia bën me dije se drejt vendngjarjes kanë shkuar edhe njësi të tjera policore, si dhe janë informuar të gjitha institucionet e sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se efektivët janë marrë peng nga forcat serbe.

Ministri i brendshëm Xhelal svecla ka reaguar menjëherë pas ngjarjes, duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar të rrisë presionin ndaj Serbisë dhe të ndalë provokimet kundrejt Kosovës.

Në komunikimin për media, policia e Kosovës ka deklaruar se janë vënë në dijeni të gjitha mekanizmat vendore dhe ndërkombëtare me qëllim që të ndërmerren veprime konkrete për sigurinë e efektivëve të policisë dhe lirimin sa më parë të tyre.

Edhe në media të ndryshme serbe është raportuar se njësitë speciale serbe, kanë arrestuar zyrtarë të Policisë së Kosovës, por sipas tyre në Serbinë qendrore.

You may also like