RRËQETHËSE/ ‘Iku e gëzuar atë mëngjes…’, rrëfimi prekës i nënës për vdekjen e papritur të 14-vjeçares në Ersekë

Në shtëpinë e familjes Pinderi në Taç të Ersekës dhimbja është ulur këmbëkryq. Rrjedha e jetës së kësaj familje të varfër, do të tronditej keqas në Dhjetor të vitit 2024. Vajza e familjes, Rafaela, ndërroi jetë papritur nga një atak kardiak.

Advertisements

Ajo ishte fëmijë i vetëm, si një rreze shprese për familjen. E lumtur, e qeshur dhe pa pretendimet tipike të moshës, Rafaela gëzonte shëndet të plotë dhe kishte një lidhje të veçantë me prindërit dhe familjen.

Advertisements

‘Ishte e gëzuar tërë kohën, nuk ishte ankuar asnjëher, vetëm gripë dhe bajamet’ u shpreh mamaja vogëlushes, Arjana Pinderi

‘U bë çupa 14 vjet e gjysëm nuk dinim të na intaosoej, unë e kam çupë jo mbesë, ishte shumë e përsosur’ u shpreh gjysha e 14-vjeçares

Fshati Taç, ndodhet vetëm 2.3 km larg nga qyteti i Ersekës. Dikur një ndër fshatrat më të populluar. Sot, është braktisur thuajse plotësisht. Si pasojë edhe shkolla e fshatit, ku Rafaela ka bërë filloren, tashmë është mbyllur. Ajo e ndiqte shkollën 9-vjeçare në qytet.

‘Kur vinte çupa unë fluturonja, të keqen nëna të të fut nëna në shpirt’ u shpreh gjyshja e 14-vjeçares

Të premten e datës 20 dhjetor 2024 Rafaela 14-vjeçare u nis gjithë gëzim në shkollë. Ishte dita e fundit e mësimit për atë vit. Të nesërmen kishte planifikuar me gjyshen të bënin bakllavanë. Më pas do të kërkonin një dhuratë për të atin, pasi donte tia bëntë surprizë për ditëlindje. Por të gjitha këto mbeten vetëm ëndrra.

Ashtu si ditët e tjera, hipi në biçikletën modeste të të atit gjithë entuziazëm dhe udhëtoi drejt Ersekës, ku ndiqte shkollën. Ajo, nuk mund ta dinbte se kjo do të ishte dita e fundit për të.

‘Foli e gëzuar, si gjithnjë sic ikte përditë. S’ka qenë e sëmurë asnjëherë’ u shpreh Arjana Pinderi, mamaja 14-vjeçares

‘Iku e gëzuar atë mëngjes. Fluturonte, u ngrit në ora 6 të mëngjesit..më përqafoi, më puthi tha nëna iku e putha në ballë’ u shpreh gjyshja e 14-vjeçares.