“Rrezikon të degradojë në një drejtësi aktiviste”, Rama për arrestimin e Veliajt: Nëse Erioni dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë e kusur euro fustane dhe … (Video)

Kryeministri Edi Rama thotë se gjithçka rrezikon të degradojë në një drejtësi aktiviste.

Advertisements

Referuar arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Rama tha se ai do ta ndjekë me kujdes këtë proces teksa hodhi dyshime mbi prokurorinë dhe mënyrën se si ka vepruar me rastin e Erion Veliajt.

Advertisements

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranes me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë, kryeministri Edi Rama tha se “nëse Erion Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë e kusur euro fustanë e bizhuteri , s’kemi çfarë diskutojmë, por kërkojmë prova”.

Rama: Gjithçka rrezikon të degradojë në një drejtësi aktiviste dhe në këtë hapësirë janë ata që bërtasin…se nuk ka rëndësi fare a ka prova, a s’ka prova.Nëse ai dhe e shoqja ka blere 800 mijë kusur euro fustane e bizhuteri nuk kemi çfarë diskutojmë fare, por kemi të drejtën të kërkojmë provat dhe të drejtën të themi ndërkohë hedhja e kësaj shifre është absolutisht e qëllimshme për të ekzaltuar masën dhe për të krijuar një situatë ku të jetë e pamundur që të diskutosh. Do ta ndjekim me kujdes këtë proces… Metoda e prokurorit është e papranueshme.

Arrestimi i Veliajt

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua rreth orës 14:00 të së hënës (10 shkurt), pasi Gjykata e Posaçme firmosi masën e arrestit me burg të kërkuar më parë nga SPAK për vepra penale të korrupsionit, i kryer nëntë herë në bashkëpunim.

Veliaj u filmua teksa dilte nga dera e Bashkisë me një dosje gri në dorë, i shoqëruar në distancë nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Gjykata e Posaçme vendosi gjithashtu masën e “arrestit shtëpiak” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa dhe masën e “detyrimit të paraqitjes” për pesë biznesmenë, Gentian Sulën, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, Veliaj akuzohet se së bashku me Xoxën kanë krijuar dhe vënë në funksionim një skemë me qëllim përfitimin e paligjshëm të fondeve publike që rridhnin nga Bashkia e Tiranës, që sipas SPAK është vërtetuar në nëntë raste.