Rreziku i përmbytjeve, nis pastrimi i kolektorëve në Shkodër

by editor

Në prag të stinës së dimrit nis pastrimi i kolektorëve në Shkodër pasi rrezikonin të përmbytnin qytetin. Kryetari i bashkisë Benet Beci paralajmëroi se nuk do të ketë tolerim për ata që ndërtojnë pa leje dhe i bllokojnë.

Advertisements

Benet Beci, krebashkiaku i Shkodrës: Ne kemi prej kohësh që punojmë, pastrojmë pjesë pjesë. Ndërhyrja do të jetë shumë e vendosur dhe shumë e fortë. Problemet e të gjitha ndërtimeve pa leje, bllokimeve mbi kolektor janë të papranueshme.Gjatë këtij aksioni Beci kërkoi edhe bashkëpunimin e qytetarëve

Advertisements

Benet Beci, krebashkiaku i Shkodrës: Duam mirëkuptimin e banorëve për arsye se nuk ka më tolerim për të vazhduar të përmbytemi për arsye se disa njerëz duan të abuzojnë dhe të ndërtojnë mbi kolektor dhe të shkatërojnë pronën dhe jetën e qytetarëve të Shkodrës.Veç bashkisë së Shkodrës, në aksion janë përfshirë edhe IKMT dhe Ujësjellës Kanalizimet.

Advertisements

You may also like