Në Shqipëri, deri më tani janë 17 raste të konfirmuara me virusin “Ethet e Nilit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se Infeksioni te njeriu është kryesisht rezultat i pickimeve nga mushkonjat e infektuara, të cilat infektohen kur ushqehen me zogj të infektuar.
Advertisements
Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha në një intervistë a se 80 për qind e individëve që mund të infektohen nga ky virus nuk shfaqin simptoma, 20 për qind shfaqin simptoma të lehta dhe vetëm 1 për qind mund të shfaqin shenja neuroevazive.
Advertisements
“80 për qind e individëve që mund të infektohen nuk shfaqin simptoma, pra ata që kanë imunitet të fortë, por 20 për qind mund të shfaqin simptoma të lehta dhe vetëm 1 për qind shfaqin shenja neuroevazive apo prekje të sistemit nervor qendror dhe kjo tendencë në rritje është vënë re në QSUT. Kemi 17 raste të konfirmuara, por për raste të tjera që nuk janë përcaktuara dhe janë në vlerësim e sipër do ketë një përditësim të situatës nëse rastet konfirmohen ose jo në ditët në vijim”, tha Tomini.