Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar 34 raste të infektimit me fruth, ku shumica prej tyre janë fëmijë të grupmoshës 5-9 vjeç.
Advertisements
Nga 34 rastet, 20 prej tyre janë shtruar në spital ndërsa pjesa tjetër janë trajtuar në shtëpi.
Advertisements
Fëmijët të cilët janë infektuar, kanë qenë të pavaksinuar por fatmirësisht nuk kanë pasur pasoja të rënda. Përveç Tiranës raste të fruthit ka pasur edhe në Durrës.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik mundësia më e lartë e përhapjes së fruthit është në grupmoshën 2-4 vjeç me 13.4 raste/100 000 banorë.