Rruga e “vdekjes”! Prag tragjedie ne Torovicë, shoferi shpëton për “fije” nga guri i shkëputur nga mali

Një gurë i madh i shkëputur nga mali në Torovicë rrëzoi një shtyllë elektrike.

Advertisements

Sipas raportimeve, shoferi që kalonte në ato momente ka shpëtuar për mrekulli nga kjo situate të rrezikshme.

Advertisements

Ky incident ka shkaktuar një situatë të tensionuar, duke dëmtuar infrastrukturën elektrike dhe mund të ketë shkaktuar ndërprerje të energjisë në zonë.

Kjo stinë është e frikshme për banorët e Torovicës në Lezhë, pasi rreth 6 vite më parë në këtë zonë humbën jetën dy vëllezër dhe nusja e njërit prej tyre, e cila ishte shtatzanë, pasi makina që udhetonin u godit nga një shkëmb, që u shkëput nga mali.

/vizionplus.tv