E hëna e 17 shkurtit ka rezultuar një ditë e përgjakshme në rrugët e vendit, me pesë viktima dhe disa të plagosur nga aksidentet që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës, Fier dhe Gjirokastër.
Advertisements
Vdekja e 28-vjeçari Gëzim Muçajt:
Advertisements
Aksidenti i parë tragjik ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës. Ka qenë një furgon i cili po transportonte 4 punëtorë për në punë, i cili ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Pasi automjeti është përplasur, shoferi dhe pasagjerët kanë dalë nga makina në autostradë për të parë dëmet materiale, në atë moment ka ardhur një automjtet tjetër me shpejtësi dhe aksidentalisht i ka përplasur.
Për pasojë ka ndërruar jetë 25 vjeçari Gëzim Muçaj, gjatë kohës që po transportohej për në spital, ndërsa 3 të aksidentuarit e tjerë ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë shëndetësore: Eduart Ripa 61 vjeç, Ervin Qira 40 vjeç dhe Shkëlqim Doci 65 vjeç.
Vdekja e Panajot Kalanderi Dhe pasagjeri i tij, Shefki Salaria:
Gjirokastra u trondit në mesditë, kur një automjet tip “Volkswagen Caddy” u përplas me një mjet të Ushtrisë në “Kthesën e Viroit”. Nga përplasja fatale, humbën jetën drejtuesi i makinës, Panajot Kalanderi, 58 vjeç, dhe pasagjeri i tij, Shefki Salaria, 41 vjeç. Ndërsa shoferi i mjetit ushtarak mbeti i plagosur lehtë.
Vdekja e çobanit Festim Gllava:
Një tjetër aksident tragjik ndodhi në Fier, ku një çoban, Festim Gllava, humbi jetën pasi dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, si pasojë e bagëtive që kishin hyrë në rrugë. Nga aksidenti kanë ngordhur rreth 30 bagëti, ndërsa disa të tjera janë plagosur. Po ashtu, të dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime serioze dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Vdekja e 36-vjeçarit në Thumanë:
Mbrëmja solli një tjetër tragjedi në Thumanë, ku një 36-vjeçar u përplas për vdekje nga një makinë. Mjeti po lëvizte tej normave të lejuara duke i marrë jetën36-vjeçart me iniciale G.Gj, që po kalonte rrugën. Policia ka shoqëruar në polici drejtuesin me iniciale D.S, 32 vjeç , teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidenteve, ndërsa bilanci i kësaj të hëne tregon qartë rrezikun që vazhdon të mbetet në rrugët e Shqipërisë.