Rrugorja në Tiranë me ‘dorë të hekurt’/ Publikohet bilanci i javës: Ja sa gjoba janë vendosur në një javë

Të paktën 32 drejtues automjetesh janë arrestuar dhe proceduar ndërsa rreth 11 mijë gjoba janë vendosur në një javë në Tiranë.

Advertisements

Si rezultat i kontrolleve specialistët e Qarkullimit Rrugor:

Advertisements

•Kanë arrestuar/proceduar 32 drejtues automjetesh, nga të cilët 13 në gjendje të dehur, 6 të papajisur me leje drejtimi, 7 për shkelje të qarkullimit rrugor, 2 persona të shpallur në kërkim, 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, 1 drejtues për largim nga vendi i aksidentit si dhe 1 shtetas për deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore.

•Kanë vendosur 10.954 masa administrative për shkelje të ndryshme rrugore, mesatarisht 1564 në ditë.

•Kanë pezulluar 15 leje drejtimi si dhe kanë bllokuar 15 automjete.

•Janë tërhequr me karrotrec 20 automjete të cilat kanë zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve.

Kontrollet do të vijojnë në 24/7 në të gjithë qarkun e Tiranës.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos pengojnë lëvizjen e mjeteve të tjera.