Vijojnë të mbeten në hije shkaqet që çuan në ekzekutimin e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj mëngjesin e 27 Prillit në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës.
Advertisements
Gazetari i kronikës Artan Hoxha i ftuar në Euroneës Albania ka sqaruar dinamikën e ngjarjes si dhe pistën ku po hetohet për të zbardhur plotësisht vrasjen në fjalë. Referuar pamjeve filmike të bëra publike, Hoxha është shprehur se autori i dyshuar që shihet nga kamerat e sigurisë, hecën i pashqetësuar pasi objektivi i tij ishte i lehtë për tu ekzekutuar.
Advertisements
Referuar veshjes së tij, gazetari Hoxha është shprehur se autori i vrasjes ka përdorur kapele rrethore e maskë covidi me qëllim krijimin e një identiteti të rremë për hetuesit.
“Të dhënat që u dhanë në fillim për Renato Hoxhajn i kemi publikuar dhe ato krijojnë një ide të profilit të autorit, kjo gjë ndikon sepse në momentin që publikohen pamjet, vrasës të tillë ndalojnë aktivitetin e tyre për tu mos ekspozuar më tej.
Autori nga pamjet shfaqet me atlete sportive, me çorape të bardha, ka operuar në një zonë të Vlorë që nuk ka shumë lëvizje aq më tepër në orën 4:30 të mëngjesit, së dyti viktima ishte i pa armatosur, pra bën që autori të mos e vrasë mendjen. Fakti që u gjet makina kaq shpejt është një element tjetër që tregon se autori nuk është ndjerë i shqetësuar dhe ka pasur një objektiv të lehtë për ta ekzekutuar.
Pra, ai ka hyrë në orën 4:17 të mëngjesit dhe rishfaqet pastaj në orën 5:25, gati një orë. Ai ka operuar në një zonë që nuk ka patur fare dëshmitarë prandaj është e vështirë për ta identifikuar. Ajo kapelja rrethore që përdor ai, të ndryshon dhe përceptimin, që do të thotë se ti nuk arrin dot ta përceptosh fizionominë e dikujt, ai gjithashtu përdor një maskë covidi, një mënyrë kjo për të gënjyer hetuesit nëse kapet në kamera, duke përdorur një imazh të rremë.
Problemi në të tilla raste është nëse ti bën gabime kur hyn në skenën e krimit dhe kur del, çfarë mjeti përdor, çfarë bashkpunëtorësh ke, sa mundësi ka që ata të identifikohen apo të bëjnë gabim”, tha gazetari.
Gazetari Hoxha ka vijuar më tej duke treguar dhe pistën ku po hetoret referuar punës të cilën kryente viktima. Renato Hoxhaj nuk është aspak emër i njohur për autoritetet ndërsa dyshohet se shkak për vrasjen e tij të jenë bërë informacionet që ai posedonte.
Sipas asaj që është raportuar dhe ditën e djeshme në media, viktima Renato Hoxhaj ruante banesën e Sokol Sinomatit i njohur me nofkën “Buzëderri”, një prej personazheve më të njohur në botën e krimit në qytetin e Vlorës, por dhe më tej.
Sipas Artan Hoxhës, viktima punonte si informator dhe se ato çfarë ai mund të kishte parë, mund të jenë kthyer në problem për një tjetër person apo grup kriminal duke çuar kështu dhe në ekzekutimin e tij.
“Ajo që nuk përputhet në rastin konkret është personaliteti i viktimës, i cili nuk është i spiaktur apo i njohur qoftë dhe nga informacionet policore. Ai bënte një jetë modeste, punonte roje në një kompani ndërtimi në Vlorë, i divorcuar nga bashkëshortja dhe fëmijët.
Ajo çfarë dinte dhe mund të kishte parë ai, janë kthyer në problem për dikë, dhe kjo është kostoja që ai ka paguar. Nga hetimet, policia e dyshonte pjesën që ai mund të ketë shërbyer si roje për të dhënë informacion. Kjo për shkak se zona ku ai qëndronte si roje, është afër banesës së familjes Sinomati, ku ndodhi një ekzekutim me snajper”, shton Artan Hoxha.
Sipas asaj që është me dije deri më tani, është se urdhëri për ekzekutimin e Renato Hoxhaj të jetë dhënë nga grupe kriminale që operojnë në Dubai. Lidhur me këtë ngjarje në pranga të policisë ka rënë Eris Mehmetaj, pasi dyshohet se i ka siguruar autorit automjetin që ka përdorur për vrasjen e 58-vjeçarit.
Në dëshminë e dhënë përpara autoriteteve, Eris Mehmetaj ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa referuar automjetit, ai është shprehur seia kishte lënë në përdorim një miku të tij dhe se nuk ka djeni se për çfarë është përdorur.