Sa është paguar dhe kush e solli në Shqipëri? Lela ndan detaje për Chris LaCivita-n, strategun e Trump që do të drejtojë fushatën e PD-së

Drejtori i Komunikimit me Median në Partinë Demokratike, Alfred Lela, thotë se ardhja e Chris LaCivitas në Shqipëri është një zhvillim i rëndësishëm për opozitën shqiptare.

Advertisements

I ftuar në emisionin “Open” në News 24 Lela tha se Chris LaCivita erdhi në Shqipëri për të zhbërë të majtën ekstreme dhe për të mbështetur Sali Berishën në fushatën e tij.

Advertisements

Lela tha se për LaCivitën nuk përbën problem fakti që Berisha është non grata në SHBA.

Më tej ai u pyet se sa u pagua konsulenti amerikan, për të ardhur në Shqipëri dhe për tu aktivizuar në fushatën e PD-së.

Lela nuk dha përgjigje për shumën konkrete që LaCivita ka marrë, por siguroi se kjo e dhënë nuk do të mbetet sekret dhe se do të publikohet së shpejti.

Kush e solli LaCivitën në Tiranë?

Lela: Dëshira e vetë, fakti që ka sipërmarrje të së djathtës amerikane për të shkulur dhe të zhbërë një të majtë ekstreme të përfaqësuar George Soros. Është e djathta kundër një të majte që ka dalë me të gjitha mjetet të ligjshme dhe të paligjshme për të zhbërë kundërshtarin politik.

LaCivita është pyetur nëse e pengon non grata e Berishës. Ai ka thë jo, duke theksuar se kjo gjë e inkurajon atë që të vij në Shqipëri edhe për këtë sepse kjo është sfida sepse ai e bëri një betejë me një non grata të establishmentit amerikan që është Donald Trump. Dua ta bëj dhe me një të ngjashmin e tij në një vend të vogël, mik i SHBA-së, ka thënë LaCivita.

Sa është paguar?

Lela: Nuk them dot shumën, se nuk e di as nuk jam interesuar se me thënë të drejtën as më intereson dhe se di pse, por mund të them se parimisht, nuk do të mbetet sekret, sepse LaCivita është i detyruar ta deklarojë në departamentin e thesarit shumën e ksakte dhe kontratën. Të njëjtën gjë do bëjë dhe PD në KQZ.

Kush është Chris LaCivita

Chris LaCivita shërbeu si këshilltar i lartë dhe menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump 2024, duke luajtur një rol kyç në formësimin e strategjisë për një nga garat më të ndjekura në botë.

Një strateg politik me përvojë, i njohur si për hartimin ashtu edhe për ekzekutimin e fushatave të suksesshme, ai ka ndërtuar një karrierë të shquar mbi tre dekada në politikën e Partisë Republikane.

Aftësia e tij për të analizuar gjendjen e vendit, për të interpretuar të dhënat e sondazheve dhe për të parashikuar ndryshime politike – e kombinuar me njohuritë e tij në planet e Trump për vitet e ardhshme – e bëjnë atë një burim të vlefshëm për të kuptuar dhe lundruar në territore të reja politike.

LaCivita luajti një rol kryesor në riorganizimin e Komitetit Kombëtar Republikan si Shef i Shtabit, duke drejtuar një Konventë të suksesshme RNC të 2024-ës.

Gjatë gjithë karrierës së tij, LaCivita ka qenë pjesë përbërëse e disa fushatave politike të profilit të lartë.

Ai shërbeu si këshilltar i lartë i fushatës presidenciale të senatorit Rand Paul më 2016 dhe fushatës së rizgjedhjes së senatorit Ron Johnson më 2022.

Para se të hynte në politikë, LaCivita shërbeu në Korpusin e Marinës së Shteteve të Bashkuara, ku u ngrit në gradën e Rreshterit, pa luftime gjatë Luftës së Parë të Gjirit.

Lela foli gjithashtu në “Open” edhe për arrestimin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Lela tha se PS ka rënë në krizë, pasi sipas tij Veliaj, kandidat për kryeministër i PS u arrestua.

Lela: Partisë socialiste ka rënë në krizë, sepse kandidati për kryeministër ka rënë . Kjo është kriza e PS. Rama po shpik krizën me SPAK që është krizë e rrejshme e simuluar, Rama fsheh qederin e madh që shtë kriza që i ka rënë numrit dy.

Halli kryesor është me paketuar krizën dhe me e fut diku ku nuk duket. Rama po kërkon dollapin për të future pamjen e shëmtuar që është arrestimi i Veliajt. E dyta i duhet ti dërgojë sinjale atij që ka ikur, për ti thënë se ne nuk të kemi lëshuar.