Saimir Tahihi lë burgun, reagon ish-ministri i Brendshëm: Vendimi për ta nxjerrë ka qenë i Edi Ramës

Lirimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, për Flamur Nokën ish-ministër i Brendshëm dhe deputet i Partisë Demokratike është një vendim i mirëfilltë i kryeministrit Edi Rama.

Advertisements

Gjatë një interviste televizive, Noka u shpreh se ky vendim është thjesht konfirmim i faktit që drejtësia në Shqipëri është degë e Ekzekutivit dhe bën çfarë e urdhëron “Rilindja” dhe Edi Rama.

Advertisements

“Ne si opozitë nuk ëhstë se kemi ndonjë zhgënjim për këtë, për arsye sepse ne i kemi pasur këto pritshmëri, ku Edi Rama pas shpërdorimit të këtyre zgjedhjeve ka qenë i lirë për të vendosur çdo gjë.

Pra, vendimi për të nxjerrë Saimir Tahirin në shtëpi është një vendim i Edi Ramës, sikundër është po Edi Rama ai që vendosi dënimin e Tahirit thjesht për shpërdorim detyre, duke rrëzuar kështu edhe pretencën e Prokurorisë.

Pra, dalja e Saimir Tahirit nga burgu është thjesht konfirmim i faktit që drejtësia në Shqipëri është degë e Ekzekutivit dhe bën çfarë e urdhëron “Rilindja” dhe Edi Rama”, u shpreh ndër të tjera ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka.