Sali Berisha, i pandehur/ Doris Pack: Lojë e keqe dhe false! Pse kryebashkiaku i Tiranës nuk është ende para gjykatës?

by editor

SPAK i komunikoi dy ditë më parë kryedemokratit Sali Berisha akuzën e ‘korrupsionit pasiv’, duke e akuzuar zyrtarisht për procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Advertisements

Në prani të qindra mbështetësve të tij të mbledhur në rrugën para ndërtesës së Prokurorisë Speciale, Berisha akuzoi prokurorinë se ka ngritur çështje politike të bazuara në mashtrim.

Advertisements

Ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack, e cilësoi masën si një lojë të keqe, pasi ajo vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

“Këta 8 muaj “arrest shtëpie” të Sali Berishës janë një masë totalisht e paligjshme. Gjithmonë kam pyetur veten pse kjo nuk u kritikua nga zyrtarët dhe diplomatët e BE-së në Shqipëri dhe ata në Komisionin e BE-së.

Advertisements

Së dyti, ngritja e akuzave të tilla ndaj Sali Berishës më shumë se 10 vjet pas largimit të tij nga qeveria dhe pak para zgjedhjeve parlamentare që priten në pak muaj, tregon shumë. Është një lojë e keqe dhe false”, deklaron znj. Pack.

Ish-deputeti i Parlamentit Europian shpreh keqardhjen që sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk është ende i pavarur, teksa i referohet rastit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili nuk është nxjerrë ende në gjykatë, pavarësisht skandaleve të shumta.

“Shpresoj që të paktën disa nga gjyqtarët ta trajtojnë “çështjen” siç duhet. Më vjen shumë keq që sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk është ende i pavarur.

Për shembull: pse kryebashkiaku i Tiranës nuk është ende para gjykatës? Qeveria duhet të adresojë nevojat e qytetarëve në shëndetësi, arsim, punë etj. dhe të heqë dorë nga keqpërdorimi i padenjë i pushtetit në të gjitha fushat”, tha Pack për Politiko.al.

You may also like