Sali Berisha shkon në burgun e Fierit! Takimi i parë me Ervin Salianjin

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka shkuar në burgun e Fierit për t’u takuar me demokratin Ervin Salianji.

Advertisements

Kjo është e para herë që Sali Berisha, pas daljes së tij nga arresti shtëpiak, shkon për të takuar ish-deputetin e PD-së.

Advertisements

Që nga data 27 shtator, Ervin Salianji ndodhet në burgun e Fierit, pas dënimit të tij nga Gjykata e Apelit me një vit burg, për veprën penale kallëzim të rremë.

Salianji u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës një ditë pas dhënies së vendimit nga togat e zeza dhe u dërgua në burgun e Fierit ku po vuan dënimin.

Dënimi lidhet me një audio-përgjim ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Gjykata e shpalli Salianjin fajtor për publikimin e këtij audio-përgjimi, duke e cilësuar atë si kallëzim të rremë.

Ish-deputeti kërkoi pezullimin e vendimit nga Gjykata e Lartë, por togat e zeza e rrëzuan.