Sali Berisha sulmon qeverinë dhe bën thirrje për protestë pas mas*akrës me tre të vrarë në Shkodër

by editor

Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij nga dritarja e banesës ku po vuan masën “arrest shtëpie”, komentoi dje masakrën me tre të vdekur në Shkodër, ku bëri fajtor institucionet. Ai ju bëri thirrje që qytetarët të marrin pjesë në protestën e organizuar në këtë qytet duke thënë se nesër, pra sot, të marshojmë në Shkodër, sepse Flutura Basha e cila mbeti viktimë e pafajshme e atentatit mund të ishte secili prej nesh. “Në atë masakër humbi jetën një nënë e tre fëmijëve, një zonjë, një motër, bashkëshorte, tek kthehej nga puna tek fëmijët e saj. Ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, bashkëshorti i saj. U ekzekutuan në publik dy të rinj, por gjer sot, gjer sot, ministri i krimit nuk ka shqiptuar një fjalë të vetme për krimin e shëmtuar të bandës së qeverisë. Gjer sot, prefekti apo kreu i bashkisë i instaluar nga banda e partisë nuk kanë guxuar të shqiptojnë një fjalë të vetme, për krimin makabër, masakrën, përgjakjen e qytetit dhe viktimat e pafajshme.

Advertisements

Mbrëmë kreu i krimit të organizuar në Shqipëri, Edi Rama edhe pse u pyet direkt për këtë masakër, në një akt cinik të një shpirti katran, nuk gjeti një fjalë të vetme të ngushëllonte familjet e viktimave. Nuk gjeti një fjalë të vetme të dënonte vrasësit e partisë shtet. U përgjigj se krimi sot, është më i zbrapsur se kurrë dhe se ajo vetëm ishte një tragjedi. Po se ishte një tragjedi nga përmbytja, apo aksident, apo masakër nga banda e partisë? Pra kreu i narkoshtetit, lejtnantët e tij, nuk kanë guxuar, kanë kaluar dy ditë, të dënojnë aktin kriminal, masakrën e bandës së tyre. Të shprehin ngushëllime familjes së viktimave, sepse janë sponsorizuesit, frymëzuesit e masakrës”, deklaroi Berisha.

Advertisements

You may also like