Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë para mediave menjëherë pasi u njoh vendimin e SPAK si i pandehur në lidhje me dosjen “Partizani” raporton Piranjat.al .Gjatë fjalës së tij para gazetarëve Berisha u shpreh se sot vizitoi pjesën muzeale të Skapit. Sipas tij në pjesën muzeale të Skapit gjendej ora 400 mijë e 600 euro e qëndisur me diamante, dhurata e Edi Ramës.1AE1CD05 BCAF 4A84 B41A A2338161AA09
Advertisements
Ai shtoi se gjithashtu aty gjendej fotografia e Amant Josifit për meritat e tij në spekulimin dhe mashtrimin botëror. Berisha theksoi se aty gjendejedhe fotoja e Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milion euro për pyetjen që nuk i bëri. Kreu demokrat shtoi se gjendej edhe Taulant Balla, i cili po merrte shpërblimin e Suel Çelës për shpërblimin e vrasësve të Lulzim Kullës.
Advertisements
Berisha më tej tha se sot është zyrtarisht i pandehur për ato akuza që kam pasur, asgjë tjetër. Ai shtoi se nuk mori asnjë detaj të ri përveç 500 faqe me mashtrime. Ai theksoi se a sgjë nuk ndryshon dhe se është vazhdimi i një hakmarrje politike, zbatimi i një urdhri mafioz politik.Vizitova pjesën muzeale të Skapit. Në pjesën muzeale të Skapit gjendej ora 400 mijë e 600 euro e qëndisur me diamante, dhurata e Edi Ramës.
Gjendej fotografia e Amant Josifit për meritat e tij në spekulimin dhe mashtrimin botëror. Gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milion euro për pyetjen që nuk i bëri. Gjendej Taulant Balla, i cili po merrte shpërblimin e Suel Çelës për shpërblimin e vrasësve të Lulzim Kullës.Gjendeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe u bëjnë forma më të neveritshme presioni, duke përdorur dokumente antiligjore për t’i mbajtur peng ata. Gjendeshin dokumente nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra, të cilat i ruante Dumani në kasafortë. Tregojnë që është një delinkuente e dënuar. Gjendeshin 100 milionë euro të Edi Ramës dhe Beqës. Gjendeshin 300 milionë euro të Vilma Nushit që i ndan me Edi Ramën. Gjendeshin 4 miliardë euro të Edi Ramës dhe Alabarit.
Advertisements
Kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri. Organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë.Sot jam zyrtarisht i pandehur. Për ato akuza që kam pasur, asgjë tjetër. Asgjë tjetër përveç 500 faqe me mashtrime, mashtrime, mashtrime. Asgjë nuk ndryshon. Është vazhdimi i një hakmarrje politike, zbatimi i një urdhri mafioz politik. Për mua, kjo nuk ndryshon asgjë. Ajo që është themelore, që nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të dëshmojë që në të gjithë këtë proces ka ndodhur shkelja më e vogël mbyll raportimin Piranjat.al