“Salianji në burg prej…”, Berisha ‘plas bombën’: Ja kush e caktoi Spiropalin në krye të parlamentit

by editor

Kreu i PD Sali Berisha, thotë se beteja e deputetëve të PD në parlament ka rëndësi jetike, e vendimtare.

Advertisements

Kryedemokrati Berisha shprehet se se në krye të parlamentit, Siropalin e vendosi kryetrafikanti i Velipojës dhe veriut, miku i ngushtë i Edi Ramës, miku strategjik i tij, Pëllumb Gjoka.

Advertisements

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë, ku tha se arrestimi i kryetarit të grupit parlamentar Ervin Salianji erdhi pasi ka mbrojtur interesin publik, duke sulmuar dy vëllazëritë më të rrezikshme të drogës, vëllazërinë Xhafaj dhe vëllazërinë Rama.

Deklarata e plotë:

Advertisements

Qytetarë dhe qytetare, Ervin Salianji është sot në burg sepse guxoi të mbrojë interesin tuaj, sepse sulmoi në zemër dy vëllazëritë më të rrezikshme të drogës, vëllazërinë Xhafaj dhe vëllazërinë Rama.

Qytetarë dhe qytetare, dua t’u informoj sonte se vëllazëria Rama dhe vëllazëria Xhafaj e festuan me shampanjë burgosjen e Ervin Salianjit.

Por jo vetëm kaq, ua them ju këtu, e festuan me betim njëlloj si padrinot në shpellat e mafies se për tre muaj, të njëjtin fat do ketë edhe Gazment Bardhi.

Sepse Gaz Bardhi, siç jeni ju në dijeni, e riktheu në skenë Olsin e Xibrakës, këtë kriminel trafikant, të pangopur, të cilin Edi Rama e përdor për punët e tij më të pista.

Edhe ne jemi sonte këtu, do jemi në ora 18:00 me datën 7 tetor me betim solemn, se vëllazërinë Xhafaj dhe vëllazërinë Rama dhe çdo vëllazëri tjetër, me forcën e ligjit, me gërshërët e ligjit do t’i çojmë atje ku e meritojnë.
Ka vetëm një rrugë për ne, betejë, betejë dhe vetëm betejë.

Cilido që mendon se krimi nuk duhet të vendosë për fatin e tij, se krimi nuk duhet të vendosë për vullnetin e tij, se krimi dhe droga nuk duhet të vendosin për të ardhmen e tij, duhet të bashkohet me ne ditën e hënë sepse në Shqipëri, krimi, droga, mafia janë vendimmarrësit absolutë kryesorë.

Të dashur miq, nga sonte Eliza Spirorrokun do ta quani Eliza Spirogjoka. E morët vesh besoj, se në krye të parlamentit e vendosi kryetrafikanti i Velipojës dhe veriut, miku i ngushtë i Edi Ramës, miku strategjik i tij, Pëllumb Gjoka.

Por kur Eliza ndërron mbiemrin në Spirogjoka, kur kreu i parlamentit emërohet nga baronët e drogës, merreni me mend ju se çfarë është i aftë të bëjë ky parlament.

Mos i thoni më Spiropali, Spirogjoka do i thoni. Kuptojeni vetë ju se çfarë rëndësie jetike, vendimtare ka beteja e deputetëve të PD në parlament.
Frymëzim është ajo betejë për të gjithë shqiptarët. Edhe njëherë, miqtë e mi, ditën e hënë në ora 18:00, të gjithë marshim drejt Tiranës për votën e lirë, për fjalën e lirë, për fatin e shqiptarëve, për të ardhmen e Shqipërisë.
Qeveri teknike, zgjedhje të lira. Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

You may also like