Sanatoriumi flet për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në këtë spital

Spitali Universitar Shefqet Ndroqi reagoi zyrtarisht sonte për ngjarjen e rëndë që ndodhi atje më herët këtë pasdite, ku një pacient u hodh dhe vdiq.

Advertisements

Lidhur me ngjarjen, spitali shprehet se pacienti u shtrua ditën e diel me sëmundje kronike obstruktive pulmonare, insuficiencë respiratore dhe hipertension arterial.

Advertisements

Në përpjekje për të demonstruar se nuk ka përgjegjësi për atë që ndodhi, spitali thekson se pacienti gjatë gjithë kohës ka qenë në monitorimin e mjekëve.

“Ngushëllime të sinqerta familjes së pacientit 75-vjeçar, M.K, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, pavarësisht kujdesit dhe përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor.

Pacienti u shtrua ditën e diel me sëmundje kronike obstruktive pulmonare, insuficiencë respiratore dhe hipertension arterial.

Gjatë gjithë trajtimit, ai ka qenë nën monitorim të vazhdueshëm dhe nuk ka shfaqur në asnjë moment probleme të shëndetit mendor.

Ekipi mjekësor ka ndjekur të gjitha protokollet mjekësore për trajtimin dhe kujdesin maksimal ndaj pacientit”, thuhet në reagimin e Sanatoriumit. /noa.al