Ish-banorja e Big Brother VIP që doli pas konfrontimit fizik me Franceskën, ka rrëfyer sot në “Ftesë në 5” një anë shumë të errët të jetës së saj.
Advertisements
Sara rrëfeu mes lotësh se babai i saj nuk e ka kërkuar kurrë, por kur ishte 4 vjeç i ka sjellë diçka që e ka konsumuar dhe ka rrezikuar jetën. Kësaj ngjarje tronditëse Sara i faturon edhe sjelljen sot që është mosbesuese.
Sara tregoi se babai jo vetëm ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë, por e ka përndjekur për 4 vite me radhë në rrjetet sociale.
Advertisements
“Im ate është gjallë por s’më ka kërkuar kurrë. Një herë që më ka kërkuar, më ka sjellë diçka që unë e kam konsumuar dhe për pak kam humbur jetën në moshën 4 vjeçare. Kjo tregon mos besimin tim te njerëzit. Nëse im at ishte në gjendje ta bënte atë, çfarë të pres nga të tjerët. Për 4 vite me radhë me një llogari false jam shantazhuar, ofenduar kritikuar dhe imë më ishte gjykuar për mënyrën sesi më kishte rritur. Mora vesh që pas asaj llogarie ishte sërish im atë. Prandaj nga njerëzit kisha tërheqje. Ato gjëra lënë gjurmë. Gjithmon ka deklaruar që më ka dashur shumë, kur Gjykata ka vendosur të qëndroja me nënën. Ka reaguar shumë keq. Njëherë e kam parë që ka vrapuar, i kam thënë dajës po më ndjek ky xhaxhi”-rrëfeu mes lotësh Sara.