Saturni është planeti që përpiqet të na mësojë diçka dhe këtë e bën në një mënyrë të ashpër. Kur është tek Peshqit, vështirësitë dhe frika shfaqen përballë angazhimeve dhe situatave të rënda. Kur është edhe retrogradë në këtë shenjë, ai dëshiron të krijojë strukturën që nuk e ka kjo shenjë, pra ta bëjë atë më të koncentruar dhe vendimtare dhe këtë e bën duke ia përshtatur filozofisë së tij.
Advertisements
Retrogradi i Saturnit tek Peshqit fillon më 29 qershor dhe përfundon më 15 nëntor. Lexoni më poshtë cilat shenja preken më shumë.
Advertisements
Dashi
Gjatë retrogradit të Saturnit do të keni eksperienca intensive. Një udhëtim në botën tuaj të brendshme ju fton të nxjerrni në sipërfaqe disa pasiguri, por edhe elementë të dobishëm për të kuptuar saktësisht se çfarë dëshironi nga jeta. Mund ta keni të vështirë të shpreheni ashtu siç dëshironi gjatë kësaj kohe, por me një plan të qartë në mendje do të jeni në gjendje t’i jepni përmbajtje mendimeve tuaja. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të pushoni siç duhet.
Advertisements
Luani
Bëhuni gati për ngritje, kjo kohë do të jetë plot surpriza për ju. Sigurisht, rrjedha e Saturnit tek Peshqit do t’ju bëjë të mendoni shumë për veten dhe marrëdhëniet tuaja personale dhe do të kuptoni pse i keni vënë frenat jetës suaj. Frika juaj do të duket e pathyeshme, por nëse arrini t’i shikoni në sy do të shihni se ato nuk janë gjë tjetër veçse ankth për të panjohurën.
Ujori
Nga fillimi deri në fund jeni të prekur. Kjo është koha e duhur për t’u fokusuar në atë që është e rëndësishme për ju. Tani do të kuptoni nëse keni qenë të pakujdesshëm dhe do të përpiqeni të korrigjoni gjërat e këqija. Tani e tutje do i kushtoni shumë rëndësi sigurisë, ndaj do të përpiqeni të përdorni kohën dhe energjinë tuaj. Mërkuri retrograd nga shenja e Peshqve është aspekti më i përshtatshëm për këtë.