Në seacën me dyer të mbyllura të vlerësimit të masës së sigurisë në GJKKO, kryebashkiaku Erion Veliaj mësohet ti ketë thënë prokurorit të dosjes Ols Dado se është në konflikt interesi me të dhe se e ka personale.
Advertisements
“Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend” Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu” mësohet të ketë thënë ai.
Advertisements
Por për çfarë bëhet fjalë
Shqiptarja.com siguron lejen e ndërtimit në Tiranë që bashkia ka firmosur për një objekt banimi 9 katësh me 2 kate nëntokë në njësinë administrative nr.10, në rrugën e Bogdanëve, m’u në zemër të kryeqytetit, aty ku sipas çmimit të referencës vlera e pronës është shumë e lartë.
Në lejen e ndërtimit e miratuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thuhet se: “Godinë banimi dhe shërbim 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 kate, me dy kate parkim nëntokë në pronë të Terezina Adhami, Ols Dado, Zef Berisha, Eduard Berisha, Ana Shkreli, Franc Berisha, Frederik Berisha, Karmelina Berisha, Mike Berisha, Terezina Berisha, Xhilda Berisha, Atnand Dema, Roland Roshi, Xhuljana Karruku”, me sipërfaqe trualli që zhvillohet 712 m2.
Një tjetër detaj që vihet re nga kjo leje është edhe fakti i përfituesve të tjerë të lejes, ku shumica mbajnë mbiemrin Berisha dhe Shkreli.
Shqiptarja.com siguron dhe kontratën sipërmarrëse që Ols Dado ka firmosur me shoqërinë Ald Edil, të sipërmarrësit Astrit Kamberi që mban datën 06/05/2021
Ndërsa leja e ndërtimit është marrë më 9/09.2021.
Por këtë pronë Ols Dado nuk e ka deklaruar pjesën e tij të pallatit në ILDKPKI, sipas dokumenteve të siguara po nga Shqiptarja.com
Ndërkohë në seancën e sotme në GJKKO Veliaj tha se Ols Dado ka kërkuar dhe një tjetër leje ndërtimi të cilin nuk e ka marrë dhe e ka kërcënuar “do ta mbash mend.
Në dritën e këtij fakti lind pyetja: A ka kërkuar prokurori Ols Dado, si përfitues i lejes së ndërtimit, ndonjë favor në tejkalim të planit vendor të bashkisë së Tiranës dhe nëse nuk e ka marrë këtë favor, a ka një ndjenjë hakmarrjeje të tij në të gjithë çështjen e ngritur kundër Veliajt?