Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mohuar akuzat e prokurorisë dhe ka kërkuar një masë sigurie më të lehtë gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Advertisements
Sipas gazetares Klodiana Lala, Veliaj ka argumentuar se nuk përmbush kushtet dhe kriteret për të qëndruar në arrest me burg.
Ndërkohë, prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani kanë paraqitur provat dhe dyshimet e arsyeshme që, sipas tyre, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kanë krijuar një skemë pastrimi parash.
Advertisements
Sipas prokurorëve, Veliaj ka firmosur tendera dhe leje ndërtimi për biznese të lidhura me të, ndërsa këta biznesmenë kanë depozituar para në llogaritë e kompanive të zotëruara nga Xoxa dhe kanë financuar aktivitete artistike të saj.
Pas fjalës së Veliajt, pritet që në seancë të paraqiten edhe pretendimet e avokatëve të Ajola Xoxës dhe biznesmenëve të tjerë të përfshirë në çështje.