Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit i cili humbi jetën pas sherrit me bashkëmoshatarin e tij, janë paraqitur sot në Gjykatën Penale ku zhvillohet seanca paraprake për Mario Përlleshajn, autor i ngjarjes.
Advertisements
Të kapur dorë për dorë, dy prindërit e Martinit të ndjerë shoqërohen nga të afërm të tjerë, si dhe nga shoku i djalit të tyre, i cili mbeti i plagosur ditën e ngjarjes, Luis Meçe. Mësohet se seanca gjyqësore zhvillohet me dyer të mbyllura, ashtu si edhe herë të tjera. Ndaj Mario Përlleshajt rëndon akuza për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, në dëm të Martin Canit dhe Luis Meçja.
Advertisements
Martin Cani, vetëm 14 vjeç, u vra më 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Nga sherri mes adoleshenteve mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja, i cili tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. I mituri Mario Përlleshaj ndodhet në institutin për të mitur në Kavajë, ndërsa edhe në muajin dhjetor 2024 ai kundërshtoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndërkohë më 10 shkurt Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e tij për lirim, duke e lënë Mario Perlleshajn në masën e sigurisë “arrest me burg”.