Sërish tërmet i fortë në vendin fqinj, panik te banorët

by editor

Një tërmet i ri është regjistruar në Veneto të Italisë pasditen e sotme. Epiqendra e tërmetit u identifikua sërish në Ceneselli, në provincën e Rovigos.

Toka u trondit në orën 17:29 dhe sipas INGV (Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë) edhe këtë herë magnituda ishte 4.2 ballë të shkallës Rihter.

Advertisements

Tërmeti filloi në një thellësi prej 11 kilometrash dhe u ndje dukshëm edhe në shumë bashki të zonës përreth, duke u ndjerë në Calto, Salara, Felonica, Trecenta, Castelmassa dhe Ficarolo, pa harruar sigurisht kryeqytetin Rovigo dhe qytete të tjera të rëndësishme si Ferrara, Carpi dhe Modena.

Në minutat menjëherë pas tërmetit, mijëra banorë të zonës komunikuan në rrjetet sociale se toka ishte dridhur sërish, tërmeti i pasdites së sotme ishte në fakt tërmeti i dytë në harkun kohor të pak ditëve.

Advertisements

I pari, përsëri në provincën e Rovigos me epiqendër sërish në Ceneselli, ndodhi më 25 tetor dhe kishte një magnitudë 4.2.

Ai tërmet ishte ndjerë gjithashtu nga popullsia në të gjithë Veneto dhe Emilia. Në qendër të Bolonjës, kontrollet filluan menjëherë në kullën Garisenda, duke pasur parasysh gjendjen e saj të pasigurt në kohët e fundit.

Advertisements

Disa shkolla i kishin nxjerrë nxënësit jashtë klasave në provincën e Ferrarës, ku megjithatë nuk ishte raportuar dëme.

You may also like