Sërish zjarr në një biznes, përfshihet nga flakët një minimarket në Librazhd

Një minimarket në qytetin e Librazhdit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Advertisements

Gazetari Fatmir Popja raporton se pas sinjalizimit për zjarrin, shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë, duke bërë të mundur izolimin dhe fikjen e flakëve, të cilat rrezikonin edhe banesat përreth. Për pasojë, janë dëmtuar një sasi e konsiderueshme artikujsh ushqimorë.

Advertisements

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.