“S’është ngacmim sek*ual…” Rreh jetimin në furgonin e shkollës, lihet i lirë

by editor

Emisioni “Stop” ndodhet në Xibrakë, në shkollën 9-vjeçare në këtë zonë, ku prindërit dhe nxënësit e kësaj shkolle, denoncojnë prindin Gentian Boshku, i cili pasi është ngjitur në autobusin e nxënësve në 7 Tetor 2024, ka dhunuar një nxënës, e ka shqetësuar të tjerët.

Advertisements

“Pasi nxënësit mbarojnë orarin e mësimit, hipin në autobusin e arsimit. Gjatë momentit që fëmijët hipin në autobus vjen një prind që quhet Gentian Boshku dhe u thotë fëmijëve ‘më lironi vendin për të ulur fëmijët e mi’. Ngrihet një nga nxënësit që ishte aty dhe i thotë ‘të lutem, ti nuk je nxënës që të vish në autobusin tonë, prandaj dil jashtë, sepse autobusi është për nxënësit,” tregon denoncuesja.

Advertisements

Gazetarja: Çfarë donte ky prindi tek autobusi i fëmijëve?

Denoncuesja: Donte që të shkonte në shtëpi.

Advertisements

Gazetarja: Ky a është autobus specifik për fëmijët?

Denoncuesja: Po ai çdo ditë vjen poshtë, pret orarin e autobusit dhe në drekë ikën lart.

Gazetarja: Kush është shoferi i autobusit?

Denoncuesja: Enver Shkalla.

Gazetarja: Njëri nga fëmijët i thotë…

Denoncuesja: Njëri nga fëmijët i thotë të lutem zbrit poshtë, në atë moment ai i gjuan me shuplakë, i cili është dhe një fëmijë jetim.

Fëmija i dhunuar është jetim nga nëna e babai dhe jeton me gjyshen. Ai thotë se është shumë i trembur nga kjo situatë.

“Unë i fola, i thashë zbrit se autobusi është për fëmijët dhe ai nuk më dëgjoi dhe më goditi me shuplaka. Më tha ‘ti je njeri pa nënë e pa baba’. Unë atë ditë që ma tha nuk kam fjetur gjumë”, tha fëmija i mitur.

Gazetarja: Po shoferi i autobusit çfarë bëri?

Fëmija: Shoferi i autobusit vetëm rrinte në timon dhe nuk thoshte gjë. Unë ndjehem keq dhe kam dy ditë pa shkuar në shkollë, kam frikë mos më ndodhë përsëri ajo ngjarja që ndodhi atë ditë. Njeri s’kam kush të më mbrojë.

Sipas fëmijëve të tjerë, ky prind ka 4 vjet që hipën me fëmijët, pasi e lejon shoferi Enver Shkalla. Prindërit e tjerë bëjnë denoncim në polici, por pas 10 orësh, Enveri është sërish i lirë.

“Unë u tremba shumë në ato momente sepse nuk e di se si mund të godasë një fëmijë,” u shpreh një nxënës.

Gazetarja: Ju prisnit mbrojtje nga shoferi i autobusit në atë moment?

“Po prisnim, por ai nuk reagoi,” shtoi një fëmijë tjetër.

Gazetarja: Sa herë kishte ky prindi që vinte tek autobusi?

“Ai vjen çdo ditë në mëngjes. Ai vjen vetë dhe shoferi i autobusit dhe e lejon vetë, i thotë ‘hajde futu brenda’. Ne i themi që të zbresë, por ai nuk zbret.”

“Ai gjithmonë na kërcënon, çdo mëngjes.”

“Kur vjen në autobus fillon dhe na bërtet. Na kap çantat, na i hedh dhe thotë ‘nuk keni të drejtë ju, do ulen fëmijët e mi, pastaj do uleni ju.”

Gazetarja: Pra 4 vite nuk janë marrë masa?

“Po. Ditën tjetër pasi e goditi, ai hyri përsëri në autobus.”

Denoncuesja: Në orën 15:00 a 16:00 erdhi policia tek lagja dhe tha do të vini poshtë të gjithë me autobus prindër dhe nxënës tek komisariati i Elbasanit dhe nuk u mor asnjë masë. E thirrën në komisariat dhe pastaj e lanë përsëri të lirë. Ne kërkojmë që të merren masa dhe çdo gjë të kthehet në vendin e vet. Pa folur ju me titullarët, ne nuk i sjellin fëmijët në shkollë, kërkojmë siguri.

Titullari i shkollës Kujtim Karaj thotë se e ka hequr shoferin e autobusit nga puna. Nga ana tjetër prindërit kanë dy ditë që nuk i çojnë fëmijët në shkollë, pasi nuk kanë siguri.

Kujtim Karaj: Ai atë ditë ka hyrë se unë kam qenë në takim me mësuesit. Na erdhi një nxënës dhe na tha se po bëhej një sherr. Çova drejtoreshën aty, pyeti të gjithë nxënësit. U nis autobusi me nxënësit dhe këtë djalin e ka dëbuar jashtë. Pastaj këta kanë marrë policinë. Shkuam në polici në orën 20:00 dhe ata e nxorën në orën 22:00. Prindërit thonë nëse nuk futet brenda ne nuk sjellin fëmijët në shkollë.

Karaj zhvillon edhe një bisedë telefonike me administratorin e autobusit, i cili i thotë se shoferi në fjalë është pushuar nga puna.

Kujtim Karaj: Kanë ardhur këta të “Stop-it” tek shkolla dhe kërkojnë Enverin për ta pyetur për atë ditë.

Administratori i autobusit: Po e kam heq nga puna Verin. Është në shtëpi, s’është më!

Gazetarja: Tani Enver Shkalla është larguar nga puna. Do të zëvendësohet ky me një tjetër?

Kujtim Karaj: Shoferi i autobusit është zëvendësuar me një tjetër.

“Ne fëmijët i sjellim, por nëqoftëse drejtori bashkë me shoferin e autobusit na japin garanci që fëmijët tanë të jenë të sigurt,” tha denoncuesja.

Gazetarja: Ju u jepni siguri këtyre fëmijëve derisa t’i shoqëroni brenda në autobus?

Kujtim Karaj: Po. Drejtoresha do të shoqërojë fëmijët një për një në autobus.

OPGJ Zarif Miraka, i kontaktuar nga prindërit, thotë se policia nuk është gestapo, e se nuk bëhet fjalë për ngacmim seksual.

Denoncuesja: Nuk ka asnjë ligj që ta dënojë atë sepse nuk e kap Kodi Penal dhe nuk ka bërë asgjë të turpshme. Duhet të bënte dhunë seksuale, a diçka të tillë.

Gazetarja: Këtë e thoni ju si prind apo keni ndonjë provë?

Denoncuesja: Jo ne kemi edhe prova…

OPGJ Zarif Miraka: Çfarë mendoni juve zonjë, se policia është “Gestapo”?

Denoncuesja: Unë nuk e di! Por e di që policia, kur ngacmohet një person, një fëmijë, në shtetet e tjera ia shtrëngojnë rripin.

OPGJ Zarif Miraka: Atëherë, sepse unë nuk dua të flas jashtë, sepse kemi kalamajtë që janë, sepse po të them tani, që kur ngacmon ndonjë fëmijë, varet nga natyra e ngacmimit zonjë! Nëse ju më thoni mua, që ky zotëria ngacmon seksualisht vajzën time….

Denoncuesja: Jo, jo normal, për ato gjëra, jo.

OPGJ Zarif Miraka: Atëherë…

Denoncuesja: Po kur i gjuan me shpullë, nuk paska problem?

OPGJ Zarif Miraka: Ka gjuajt me shpulla sot po thua ti?

Denoncuesja: Ka dosjet atje! Unë para dy javësh erdha, që gjuajti me gur në shtëpi.

OPGJ Zarif Miraka: Atëherë jo të gjitha, që keni ju aty….

Denoncuesja: Po ja pra! Po sot për fëmijët.

OPGJ Zarif Miraka: Atëherë, jo të gjitha problemet, që keni juve aty, nuk i zgjidh policia!

Prindërit thonë se në komisariatin e Elbasanit dëshminë ua ka marrë vetëm oficeri Zarif Miraka.

Denoncuesja: Na lanë në rrugë sikur të mos kishte një vendqëndrim për fëmijët, një sallë pritjeje, por na lanë në rrugë. Nuk na sollën asnjë psikologe dhe asnjë oficere femër, por ishte vetëm oficeri Zarif Miraka i cili na merrte në pyetje. Ai që shuplakën nuk e ka gjë, por donte vetëm ngacmim seksual.

“Stop” iu drejtua komisariatit të Elbasanit për masat që ka marrë në rastin konkret. Titullari i Policisë Elbasan, Roven Zeka, tregon se pasi Gentiani u la i lirë, ai është konfliktuar sërish dhe është rindaluar.

Roven Zeka: Jemi njoftuar rreth datës 7, nga ora 17:00 ku në fshatin Xibrakë kërkohej ndihma e policisë. Menjëherë është ngritur grupi i punonjësve të policisë, është bërë verifikimi dhe është marrë kontakt me disa shtetas të cilët kanë pasur pretendimet e tyre në lidhje me shtetasin Gentian Boshku, i cili ka pasur konflikt brenda autobusit. Brenda autobusit janë gjetur dhe disa nxënës shkolle të cilët janë paraqitur pranë komisariatit të policisë, shtetasi i mitur bashkë me drejtorin e shkollës, Janë kryer veprimet e para procedurale, është bërë këqyrja e fëmijës, në komunikim dhe me prokurorin e rrethit gjyqësor Elbasan. Është proceduar për nenin 84 kanosja në “gjendje të lirë”. Shtetasi i shoqëruar është mbajtur në ambientet e policisë 10 orë i shoqëruar. Në datën 8 jemi njoftuar për problematikës se i njëjti person ka debatuar me shoferin e autobusit dhe nuk e ka lejuar për të vazhduar rrugën drejt shkollës. Atëherë është ngritur grupi i posaçëm hetimor, u vu në ndjekje të autorit. Ndjekja ka vazhduar gjatë gjithë ditës së djeshme, natës dhe sot është bërë ndalimi dhe po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore në gjendje “arresti” lidhur me këtë person.

Gazetarja: Në këto momente që flasim ai ndodhet i izoluar në komisariatin e Elbasanit?

Roven Zeka: Ndodhet në ambientet e komisariatit dhe në komunikim me prokurorin e çështjes, është vendosur që të ndiqet në gjendje arresti.

Gazetarja: “Stop” ju ka vënë në dispozicion një audio-regjistrim midis prindërve dhe një oficeri Zarif Miraka.

Roven Zeka: E kam dëgjuar me kujdes dhe në bazë të rregullores së Policisë së Shtetit, ka filluar hetimi disiplinor për këtë punonjës policie në lidhje me komunikimin. Komunikim pa etikë gjatë detyrës.

Prokuroria e Elbasanit dha masën e sigurisë “arrest me burg”, por gjykata e rrethit e sheh të padrejtë arrestimin, pasi Gentian Boshku nuk është arrestuar në flagrancë.

Arben Llangozi thotë se policia ka bërë shkelje të rëndë, duke mos e arrestuar agresorin në kushtet e flagrancës. Por nga ana tjetër Gjykata e Elbasanit nuk duhej ta linte pa caktim masë sigurimi. Ndaj organi i akuzës e ka ankimuar rastin në Gjykatën e Apelit.

Arben Llangozi: Kemi shkelje të rënda nga ana e policisë. Policia menjëherë pasi është ushtruar dhuna në prezencë të të miturve duhet të kishte kryer arrestimin në flagrancë të personit. Nga ana tjetër arrestimi i bërë dy ditë pas kryerjes së veprës penale nga ana e Policisë së Shtetit janë veprime të paligjshme. Policia gjyqësore ka detyrimin të arrestojë çdo person i cili ka kryer vepër penale në atë çast, ose në ndjekje e sipër të autorit dhe me të drejtë Gjykata e Shkallës së Parë, ka konstatuar arrestimin e paligjshëm, por gjykatën nuk e ndalonte ligji që ajo të caktonte çfarëdo lloj mase tjetër shtrënguese në personin në fjalë, sepse dhuna është e ushtruar në prezencë të të miturit. Pa dyshim që kemi një vepër penale, dhe këtë nuk e ka analizuar gjykata. Patjetër që duhej të caktohej një masë sigurimi nga gjykata./tvklan.al

You may also like